Nëse kemi thënë Flori Mumajesi kemi thënë emrin e një prej kantautorëve më të mirë shqiptarë i cili i ka kënduar dashurisë të vërtetë dhe jo të vërtetë, tradhtisë, ndarjes e jo vetëm. Në këngët e tij, gjejmë pikëpamje të ndryshme e rrëfime nga më të veçantat rreth temës sublime të dashurisë.
Por, në ditët e sotme kur mediat sociale dhe smartphone e teknologjia janë kaq të pranishme dhe po formësojnë jetën e çdo njeru, duket se kanë sjellë edhe një kuptim tjetër për dashurinë edhe te Flori.
Së fundmi artisti ka ndarë një postim në Instagram ku tregohet se dy njerëz që duhen nuk i thonë njëri-tjetrit “të dua”, “je jeta ime”, etj. Por e bllokojnë dhe zhbollokojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale gjatë gjithë kohës. Ndërkohë, dashuria fallco përshkruhet me dedikime të ëmbla.
Një concept ku e gjejnë veten shumë njerëz që u pëlqejnë dramat e janë pasionant e të rrëmbyer. Të kuptojmë çfarë do të thuash, Flori.