Para disa javësh, Luizi tha në "Big Brother VIP" se Arjola Demiri ka qenë një lojtare fallco përgjatë gjithë kohës që ka qëndruar në "Big Brother VIP 1" dhe se në lojë ka përdorur fëmijët. Ai tha se e njeh ish-bashkëshortin e aktores dhe se fëmijëve të saj nuk u ka munguar asgjë.  

Arjola e kishte mbështetur Luizin në mediat sociale deri para kësaj deklarate. Më pas ajo jo vetëm që nuk e mbështeti më, por e hoqi dhe nga Instagrami. E ftuar pak javë më parë në "Fan Club", Arjola deklaroi se deklarata e tij se e donte shtëpinë për vete jo për fëmijët ishte e ulët. Teksa shtoi se Luizi nuk e njeh ish-bashkëshortin e saj.  

Sakaq, së fundmi Luizi ka krahasuar Efin me Arjolën duke i thënë se po viktimizohet si ajo. Kjo ka sjellë një reagim të ashpër nga aktorja e cila në një status shkruan: 

Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive! 6-7 herë ma ka përmendur emrin deri tani! Nëse t’gjitha femrat “viktimizohen” si Arjola Demiri ftoj Luizin të mos zgjedhë “viktima reale” për të çuar lojën përpara. Femrat e zonja dhe luftarake duken që e shqetësojnë. Ndaj i përçmon. I lufton. Përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetën reale! Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde! Pema me kokrra gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush. Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti!”.