Një vendim i papritur erdhi nga banoret më të spikatura në shtëpinë e Big Brother Vip.
Olta Gixhari ka marrë vendimin të largohet nga loja, pas 100 ditësh, për arsyen kryesore që është distanca dhe mungesa e kontaktit nga djali i saj.
Olta e mbante dhimbjen e mungesës së tij jashtë loje, duke qëndruar e fortë.
Një gjë që e ndau publikun në dy pjesë, ata që e konsideronin të ftohtë dhe ata që e konsideronin të fortë.
"Nëse unë do të përmendja djalin më shpesh, do ta kisha lënë lojën më shpejtë, do të isha lehtësisht e thyeshme, nuk do të përballoja dot beteja, dhe nuk do të isha kjo Olta që unë jam sot."
Por në një këndvështrim subjektiv, shumë njerëz Olta Gixhari e meritonte finalen për faktorin X që ishte në këtë lojë.
View this post on Instagram