Në një status në mediat sociale gazetarja Sonila Meço reagoi lidhur me spektaklin e djeshëm të "Big Brother VIP". Ajo përdorte me bindje fjalën 'kavie' dhe fliste për stimuj nga produksioni që çojnë në prodhimin e këtyre situatave, duke bërë edhe banorët të dalin nga vetvetja. Sipas san qëllimi final është përfitimi i shifrave marramendëse, ashtu si në çdo rast tjetër.
Pasi statusi i saj bëri xhiron e rrjetit ka reaguar Lori Hoxha. Ajo ka reaguar përmes një statusi në "Instagram Close Friends" që është shpërndarë nga dikush nëpër media.
Teksa ka shpërndarë shkrimin e gazetares Lori e ka krahasuar me inatin e një personi ndaj një grupi ‘cool’ të shkollës.
“E keni parasysh ai grupi “cool” i shkollës që me të mirat apo të këqijat e veta prapë është “cool”. Dhe ti në thelb i ke inat po nëse ata do të ftonin të haje drekën me ta, ti do t'i lije shokët e fëmijërisë në baltë vetëm që të uleshe njëherë me ta.”