Getinjo nuk kishte bërë asnjë romancë publike deri tani. Por, pjesëmarrja e shkurtër në "Big Brother VIP Kosova" bëri që ai të krijonte një lidhje me Vivien Thano. Një lidhje që duket se do vazhdojë edhe pas daljes së tyre nga formati.

Dyshja tashmë janë të dy jashtë me Vivin që u eleminua një javë më parë. Getinjo ndodhej në studio atë natë ndërsa Vivien pas daljes deklaroi se nuk do të niset për Tiranë, ku ajo vetë jeton, por në Ferizaj tek familja e Getit.

Sakaq, reperi thotë se ky është Shën Valentini i parë që feston në jetë. Vivien ka publikuar një foto të dhuratës që Getinjo i ka bërë në ditën e të dashuruarve. Teksa e ka rishpërndarë atë, ai shkruan: "Valentini i parë në jetë".



Epo, urojmë të festojnë sa më shumë Shën Valentinë.