Askush nuk na do dhe na mburr aq sa gjyshërit. Dhe le të jemi të sinqertë: Askush nuk gatuan si ata, askush nuk na mendon se jemi perfekt përveç tyre.

E tillë është lidhja mbes/nip-gjyshërit: E veçantë. Dhe këtë gjë na e ka rikujtuar edhe Yll Limani në mediat sociale, ku rrallëherë flitet për këtë dashuri kaq të pastër.

Artisti ka ndarë një foto me gjyshen e tij krah të cilës shkruan: "E diel me gjyshen që më ka harruar dhe e vetmja mënyrë që i kujtohem është nëse vendos këngët e mia në YouTube. Gjyshe, mjafton që mua më kujtohet dashuria jote".


Fjalë shumë të ndjera prej Yllit që na kujtojnë edhe një herë t'i duam, mbështesim, telefonojmë dhe qëndrojmë pranë për aq sa mundemi gjyshërve tanë.

Gjyshërit na i mbajnë duart për pak kohë, por zemrat përgjithmonë.