Në rast se ju ka munguar Klea Huta dhe doni të dini më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale, moderatorja dhe aktorja ka shuar disa kuriozitete.

Ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku u ka dhënë mundësinë t'i bëjnë pyetje të ndryshme.

Ja disa më pikantet.
-Bëhesh ndonjëherë xheloze kur Elgiti ikën vetëm në udhëtime për disa ditë dhe të mendosh skenare si puna jonë?

"Kur kupton rëndësinë e jetës atëherë mëson të respektosh veten, hapësirat, dëshirat, pasionetz gjithçka që të plotëson ty dhe anasjelltas. A është e vështirë për tu arritur? Do shumë punë me veten dhe me partnerin."


-Sapo lexova në një faqe që po flisnin për sekretet e VIP-ave. Dhe për ty thuhej se po planifikon dasmën. E vërtetë?

"Po me qejf e kemi por asgjë nuk kemi planifikuar. Jam kurioze të di personin që e paska patur atë informacion për mua. Bespreme!"


-Do doje që Kiara të lidhej me Luizin?

"Çfarë duam ne, s'ka rëndësi. Rëndësi ka çfarë duan ata. Ajo që dua unë është që si Kiara, edhe Luizi të jenë mirë dhe të bëjnë si ta ndjejnë ata. Jeta është e tyre dhe e jetojnë si të duan ata, pa i dhënë llogari askujt".


-Frika jote më e madhe?

"Largimi nga kjo botë i imi dhe familjarëve të mi".


-Çfarë zgjodhe të bëjë për të larguar ankthin dhe si ia dole?

"Në fillim me veten dhe më zgjati shumë. Më pas me terapi."


-Puna jote e parë dhe sa vjeçe ke qenë?

"Prezantuese te Junior Tv me emisionin e Junior Club 15 vjeç".


-Projekte të reja?

"Kam në plan një super projekt!"