Një nga reperët më të dashur nga të rinjtë aktualisht Centrall Cee ka ardhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

24-vjeçari ka performuar në një nga clubet e Prishtinës disa nga hitet e tij. Në Instagram ku numëron mbi 5 milionë ndjekës Central Cee ka publikuar disa foto duke ndarë me ndjekësit udhëtimin e parë për në Prishtinë.



Mes shumë njerëzve që kanë shkuar për ta parë, ka qenë edhe Loredana me të cilën reperi ka miqësi dhe u shfaqën bashkë para disa javësh.

Central Cee, emri i vërtetë i të cilit është Oakley Neil H T Caesar-Su, është një reper dhe kompozitor britanik. Ai pa sukses në vitin 2020 me publikimin e këngëve "Day in the Life" dhe "Loading". Albumi i tij i parë "Wild West" u publikua më 12 mars 2021, i cili debutoi në vendin e dytë në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i tij i dytë "23" u publikua më 25 shkurt 2022 dhe debutoi në krye të tabelës së albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? (@centralcee)


"Doja", "Let Go", "Obsessed with you", "6 for 6" janë disa nga këngët e tij më të njohur dhe virale, sidomos në TikTok.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? (@centralcee)