Moderatori i dashur i ekraneve të Kosovës, Labinot Gashi i është rikthyer skenës së kërcimit pas 7 vitesh, këtë herë me një tjetër qëllim, për të mbështetur konkurrenten aktuale, Orgesa Zaimi.
I njohur për batutat dhe ironinë e tij, Labi nuk e ka kursyer as Ermal Mamaqin: “Turp për Ermalin. Jep mend, vlerësim, qesh, bën humor, kritika, dhe se mësoi dot vetë një padjeshkë!”
Ka ardhur menjëherë përgjigja e anëtarit të jurisë i cili zbuloi edhe një ndër surprizat e spektaklit të netëve në vazhdim: “Kam frikë se shumë shpejt do të të zhgënjej sepse kam ndër mend që të vij me një kërcim me Amin”.
Ne mezi presim te zbulojmë cilët do të jenë familjarët e tjerë që do të ngjiten në skenën e 'Dance Albania', në mbështetje të konkurrentëve.