U bë virale para një viti në rrjetet sociale teksa këndonte me gjyshen e saj 89 vjeçe këngën “Xhamadani kuq si gjaku”, tani Klea Chutra është rikthyer fuqishëm në muzikë me pjesëmarrjen në ‘Kënga Magjike 2022’.
Ndoshta është e re për skenën e festivalit, por talenti i saj njihet prej vitesh dhe këtë edicion të ‘Këngës Magjike’ këngëtarja e re e ka zgjedhur për debutimin e saj në industrinë muzikore këngën “Për fajin tënd”. Kjo është kënga e parë e Kleas që është punuar me shumë dashuri nga vetë ajo, e cila e ka shkruar tekstin së bashku me artistin Rilind Alimani, i cili ka thurur edhe muzikën e kësaj balade dashurie.
Edhe pse jemi mësuar ta shohim së bashku me “mikeshën” e saj më të ngushtë, kitarën, në shumë prej coverat e sukseshme që ajo ka realizuar, këtë herë Klea ka vendosur të shfaqet pranë një violine që është pjesë e këngës së re. Kënga është publikuar dje nga GO Digital Music dhe deri tani duket se është pritur mirë nga publiku që e ka përqafuar daljen e saj të parë dhe komentuar pozitivisht.
View this post on Instagram
Nisur nga dëshira që në fëmijëri, Klea ka krijuar një karrierë të gjatë muzikore duke marrë pjesë në shumë festivale dhe talent show në Shqipëri dhe në Evropë.
Vetëm 10 vjeçe, ajo ka marë pjesë në Gjeniu i Vogël, ndërkohë në vitin 2018 ajo ishte Finaliste në Top 6 e The Voice Kids Albania 2. Duke mos u ndalur në dëshirën e saj për të garuar në spektaklet e muzikës, merr pjesë në Swiss Voice Tour 2022.
Mund të mbështesni Klean duke e ndjekur atë në kanalin e saj në Youtube dhe dëgjoni këngën e saj kudo!