Pothuaj 2 muaj më parë, Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë. E gjithë kjo periudhë e re për Dojnën ka qenë tërësisht e përkushtuar ndaj djalit, Nolan Sol, madje shpeshherë ka ndarë edhe detaje nga mëmësia me miqtë e saj virtualë.

Megjithatë, duket se nuk do të vonojë shumë rikthimi i saj në ekran. Në një bisedë me ndjekësit, ku natyrisht nuk kanë munguar pyetjet rreth rikthimit të saj, Dojna ka zbuluar se nuk do të vonohet, madje do të rikthehet shumë më shpejt.

“Kam një surprizë, do shihemi javës tjetër, se ku do jua them javës tjetër”, ka thënë Dojna.

Ende nuk ka zbuluar asgjë se ku dhe në cilin program do të jetë. Eksperienca e saj e fundit ishte Big Brother Fun Club, për 4 muaj me radhë.