Nëse këpucët janë elementi kryesor për një siluetë perfekte, kur bëhet fjalë për takat, të zezat janë jo vetëm më të kombinueshmet, por edhe më praktiket që mund të gjesh. Pamja që ndesh më shumë në stinën e vjeshtës edhe duke iu referuar çdo fashion girl, janë pikërisht takat e zeza, të sjella në disa mënyra kombinimi. Por ajo çka bie në sy më së shumti në sezonin e vjeshtës, janë kombinimet sipas rastit. Në ditët me diell në qytet, në mbrëmje apo edhe në raste të veçanta. Çdo gjë që do të krijosh dhe të thuash me veshjen është domosdoshmërisht e lidhur me takat e zeza: tërheqëse, seksi dhe chic. Përveç kësaj, është edhe një nga mënyrat më të thjeshta për t’u dukur casual në çdo orë të ditës. Merr frymëzime nga këto fashion blogger-a.

Tërheqëse

Me një jelek të gjatë, tendencë e kësaj vjeshte, një pulovër me ngjyra të forta dhe pantallona me vija (ose të zeza).

Chic

Kombinimi i pantallonave të lëkurës me peliçen të siguron gjithmonë një pamje chic.

Seksi

Një këmishë e bardhë oversize, kombinuar me një fund elegant prej dantelle.