1 tetori nuk do të simbolizojë vetëm çeljen e një muaji në emër të të gjitha grave dhe zonjave, por do të jetë edhe një datë e shënuar për Arbër Hajdarin dhe Vlera Agollin, të cilët sot kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare.
Pak orë para ceremonisë, janë publikuar edhe fotot e para të nuses dhe dhëndrit.
Arbri ka postuar një foto në Story-n e tij i veshur dhëndër, në përgatitjet e fundit, ndërsa fotot e Vlerës janë shpërndarë në rrjet nga make up artistja e saj.
Në ceremoninë e kësaj të shtune, në një dasmë me një rreth të ngushtë të ftuarish, do të këndojnë artistët; Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni dhe Bruno, Valbona Mema dhe Gena.