Një foto e një palë shapkash të reja nga Balenciaga që thuhet se do të hidhen në treg së shpejti u shfaq në mediat sociale dhe shkaktoi bujë në komente.
Balenciaga njihet si për cilësinë e mallrave të saj, ashtu edhe për dizajnet e veta dalluese; kompania nuk ndalon kurrë së na çudituri dhe na la edhe një herë pa fjalë. Moda ka të bëjë me eksperimentimin në ide e dizajne që nga ana tjetër bëhen tendenca për t'u ndjekur. Por Balenciaga del gjithmonë jashtë imagjinatës me krijimet e saj.
New Balenciaga Bottle Slippers to be available soon. Are you guys rocking?? pic.twitter.com/509IZfK1aG
— ?????? ?? ?? (@breezyIzback) August 26, 2022
Firma shfaqi disa shapka si shishe që padyshim tërhoqën vëmendjen e njerëzve, për një sërë faktorësh. Siç mund ta shohim nga fotot, shapkat me gisht kanë evoluar në një stil të ri që ka marrë reagime negative nga shumica e komentuesve.
Dhe ne nuk dimë ç’të mendojmë!