Njerëzit online po e kritikojnë Kylie Jenner për një "qëndrim të keq" ndaj një fanseje. Ylli i "Kardashians" po përballet me reagime të ashpra në internet pasi një video u bë virale ku ajo s’dukej aspak e lumtur teksa bënte një foto me një fanse të entuziazmuar.
Gjithçka ndodhi në prezantimin e koleksionit të Kylie-t, Kylie Cosmetics Lip Kits në Ulta Beauty në Los Angeles të mërkurën. Producentja nga LA, Alexa May Rhodes, postoi një video në TikTok ku shihet duke iu afruar Jenner-it për një foto.
Jenner, nga ana tjetër, nuk bëri kontakt me sy me Rhodes dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së klipit të shkurtër duket sikur as nuk do t'ia dijë që ajo është aty.
“Intervistova të vetmen @kyliejenner sonte, çfarë dite”, ka shkruar Rhodes në videon e TikTok, duke mos parashikuar reagimin e ashpër me të cilin do të përballej Jenner nga kritikët në internet.
Videoja, e cila kishte mbi 530,000 shikime para se të fshihej nga Rhodes, numëronte me qindra komente nga fansat e zemëruar.
"Ajo nuk dukej aspak e lumtur," komentoi një përdorues.
“Asnjë përqafim, një buzëqeshje apo edhe një fjalë? Joooo”, ka shkruar një tjetër.
“Mund të duket se sa shumë dashuri ka për fansat e saj,” tha dikush tjetër.
“Ajo as nuk e pa apo nuk e pranoi…” vuri në dukje një person tjetër.
“Asnjë ndërveprim. Sa turp. Unë do të përpiqesha t'i 'fitoja' të gjithë. Këta njerëz janë sistemi i tyre mbështetës. Çfarë mundësie e humbur,” shtoi dikush.
Jenner ende nuk ka reaguar publikisht rreth kësaj çështjeje.