I ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan 5”, biznesmeni i njohur Samir Mane tha se kënaqësia më e madhe që ka janë komentet që merr nga njerëzit për veprat që ka ndërtuar, në shërbim të komuniteteve e të një jete më të mirë të qytetarëve.
Përtej biznesit, cila është ëndrra më e madhe juaj, ambicia profesionale që keni, diçka që keni shumë dëshirë ta bëni pas gjithë kësaj rritjeje?
“Kur njerëzit arrijnë në këtë stad që unë kam, padyshim është krijimi i vlerave për komunitetet që jetojnë. Padyshim qendra të tilla si TEG, QTU apo Green Coast apo gjërat të tjera që ne prodhojmë, kënaqësi më të madhe që marr prej tyre, janë komentet që marr nga njerëzit për ato që kam ndërtuar vetë në shërbim të komuniteteve, në shërbim të një jetë më të mirë të qytetarëve, kjo është ajo kënaqësi që marr më shumë se çdo kënaqësi tjetër”.