Robert Berisha rrëfeu pak ditë më parë në emisionin “Pardon My French” se është në një lidhje dashurie. Ai zbuloi vetëm se vajza quhet Laureta dhe e kishte shoqëruar për intervistën atë ditë.

Roberti tha se ishte shumë i lumtur, por shtoi se nuk kanë plane për dasmë pasi i duket një shpenzim që nuk ia vlen.

Tani ata kanë vendosur të ndajnë pak më shumë me publikun dhe ka qenë Laureta ajo që e ka bërë hapin e parë. Ajo ka publikuar një foto bashkë me Robertin dhe ky i fundit e ka ripostuar, duke e bërë lidhjen zyrtare edhe në Instagram.

LEXONI EDHE:

Robert Berisha, në një lidhje të re dashurie. Zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën