Tom Ford nuk ka frikë të ndajë mendimet e tij për gjendjen e Met Gala.

Edhe pse ai ishte veshur për të nderuar kodin e veshjes dhe temën e mbrëmjes për "glamurin e praruar" me smoking klasik në tapetin e kuq të Met Gala 2022, stilisti u sigurua t'i tregonte Hamish Bowles të Vogue se ai "nuk është tip temash".

Kur Ford (i cili është një nga bashkë-kryetarët e Met Gala 2022 dhe madje kuroi një pjesë të ekspozitës) u pyet nëse ishte e rëndësishme për të që t'i përmbahej temës së galasë, ai kundërshtoi.

Duke shtuar se ishte veshur në përputhje me periudhën kohore, Ford tha se ai nuk ishte një person temash, gjë që nuk ishte e paparitur pas komenteve të tij të fundit, se Met Gala është kthyer "në një festë kostumesh".

Së bashku me ndarjen e qëndrimit të tij kundër temave, stilisti u shpreh me delikatesë kundër disa prej të pranishmëve të veshur ekzagjeruar, duke thënë: "Unë preferoj veshje të thjeshta dhe elegante".

“Bëj veshje mbrëmjesh mjaft të thjeshta, klasike, elegante dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë kur ne ua veshim njerëzve,” tha ai rreth konceptimit të pamjeve për të famshmit që veshi për këtë ngjarje.

Stilisti i njohur duket qartë se është kundër shumë veshjeve në Met Gala, e sidomos veshjeve si hamburger e shandan të Katy Perry-t në 2019-n (lexo këtu).

LEXONI EDHE:

Edhe pse është mik i ngushtë me Anna Wintour, Tom Ford kritikon ashpër veshjet në Met Gala