Beatrix Ramosaj ka qenë një nga personazhet më të diskutuar në mediat online e rrjetet sociale muajt e fundit. Pas daljes nga shtëpia e Big Brother ajo është përballur me sulme të shumta online dhe bullizëm kibernetik. Megjithatë, Trixa ka zgjedhur të mos reagojë, deri sot. Ajo publikoi pak minuta më parë një video në rrjetet sociale, ku dukshëm e prekur, shprehet se dëshiron t’i japë fund bullizmit dhe sulmeve drejtuar saj dhe familjes së saj.
“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë që bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është një justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, -thuhet në mbishkrimin e videos.
Mes të tjerash, Beatrix shprehet:
“Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate online, as nuk kam dhënë shumë intervista. Tre muajt e fundit, mbase edhe më shumë, është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime, të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të hesht dhe mendoja se si do ta përballoja të gjithë këtë presion, por e shikoj që thjesht nuk po mbaron për mua. Nuk do doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin, apo të sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetarinë dhe të ndërgjegjësohemi për gjërat që shkruajmë. Kam heshtur shumë, por nuk do të hesht më. Dua të jem shembull i mirë për vajzat dhe gratë. Dua t’u tregoj që duhet t’i dalim zot vetes dhe mos ta pranojmë dhunën, përfshirë edhe atë online.”
Beatrix shton se çdo portal apo person që do të abuzojë sërish me emrin e saj do të përballet me pasoja ligjore. Deklaratën e plotë e gjeni më poshtë.
View this post on Instagram