Pasi foli publikisht për sëmundjen e tij, Fedez i nënshtrohet operacionit

Nga Class 23 March 2022

Pasi foli publikisht për sëmundjen e tij, Fedez i nënshtrohet

Fedez i është nënshtruar operacionit në San Raffaele në Milano. Për momentin, për arsye privatësie, ende nuk dihet lloji i ndërhyrjes dhe rezultati nuk është i qartë.

“Nuk jam aq i kthjellët për të shkuar më tej, por jam gati të përballem me këtë aventurë të re që më ka sjellë jeta”, tha reperi në rrjetet sociale.

Pasi foli publikisht për sëmundjen e tij, Fedez i nënshtrohet

Me sa është bërë e ditur së fundmi, Fedez vuan nga demielinimi, një proces që në shumicën e rasteve mund të çojë në sklerozë të shumëfishtë, patologjinë më të shpeshtë inflamatore të sistemit nervor qendror. Sipas statistikave, kjo sëmundje në Itali prek një grua në 500 dhe një burrë në 1000: simptomat janë të ndryshme: ulje e forcës së muskujve, ndjesi shpimi gjilpërash, vështirësi në artikulimin e fjalëve dhe reduktim drastik i shikimit.

“Nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për mua", –ka shkruar dje reperi. "Kam dashur të falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar këto ditë, duke dërguar kaq shumë pozitivitet”.

Pasi foli publikisht për sëmundjen e tij, Fedez i nënshtrohet

Fedez më pas i kushtoi një dedikim Chiara Ferragni-t, familjes, miqve dhe dy fëmijëve të tij:

“Faleminderit gruas sime që është gjithmonë pranë meje ditë e natë. Faleminderit familjes dhe miqve të mi që kanë bërë gjithçka për të mbajtur moralin lart. Faleminderit dy yjeve tanë që arrijnë të krijojnë një magji pa e kuptuar: më jepni forcë t’i përballoj të gjitha këto”.

Sot, në fakt, është edhe ditëlindja e Vittoria-s, e cila mbush 1 vjeçe. Ndërsa Leone sapo ka mbushur 4 vjeç.

Pasi foli publikisht për sëmundjen e tij, Fedez i nënshtrohet

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon