Disney i është përgjigjur kritikave të bëra nga aktori Peter Dinklage, në lidhje me adaptimin e ardhshëm të filmit “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”.

Dinklage tha se xhirimi i filmit të animuar, i bazuar në një histori nga Vëllezërit Grimm, ishte "i prapambetur". Ndërsa Disney tha se do të "shmangte forcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar".

Peter Dinklage

Dinklage ka një formë të xhuxhit të quajtur achondroplasia. Aktori ka folur më parë për përfaqësimin e xhuxhit, duke thënë se ishte "një shkrim i keq" për ta bërë atë një "tipar dominues të karakterit". Aktori kishte thënë se Disney duhet ta kishte rivlerësuar projektin.

"Unë u befasova pak nga fakti se ata ishin shumë krenarë që kishin një aktore latine si Borëbardha," tha ai në një intervistë me Marc Maron. "Por ju ende po tregoni historinë e Borëbardhës dhe shtatë xhuxhëve."

Rachel Zegler dhe Gal Gadot, do të luajnë në versionin e ri, përkatësisht si Borëbardha dhe Mbretëresha e Keqe.

Gal Gadot (majtas) dhe Rachel Zegler (djathtas)

Duke folur për filmin e ri, Dinklage pranoi se Disney ka marrë një aktore latine në rolin kryesor, por tha se nevojitet një kast tjetër progresiv kur bëhej fjalë për personazhet e tjerë.

"Ju jeni përparimtar në një mënyrë, por ju ende po bëni atë histori të prapambetur të shtatë xhuxhëve që jetojnë në shpellë," tha ai. "Ata ishin shumë krenarë për këtë, dhe gjithë dashurinë dhe respektin për aktoren dhe njerëzit që mendonin se po bënin gjënë e duhur, por unë thjesht mendova "Çfarë po bëni?"

Filmi origjinal “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”, i publikuar në vitin 1938, ishte filmi i parë i animuar me metrazh të gjatë nga Disney dhe konsiderohet si një nga klasikët e studios.

Rachel Zegler

Notari paraolimpist britanik Will Perry tha se njerëzit xhuxh shpesh portretizoheshin si "personazhe mitikë ose komikë" në film dhe TV. 

"Unë njoh shumë njerëz që e duan [Borëbardhën dhe shtatë xhuxhat] për arsyen e duhur... por ne jemi tani në shekullin e 21-të. Njerëz si Disney, të cilët kanë ndikim mbi të rinjtë, duhet të ndikojnë tek ata në drejtimin e duhur," -tha ai në një intervistë për BBC Radio 5 Live.

Në një deklaratë, Disney tha se version i ri do të jetë një version i përditësuar i filmit origjinal të vitit 1938.

“Ne po marrim një qasje të ndryshme me këta shtatë personazhe dhe jemi konsultuar me anëtarët e komunitetit të xhuxhave”, thuhet në një deklaratë. "Ne mezi presim të ndajmë më shumë ndërsa filmi shkon në prodhim pas një periudhe të gjatë zhvillimi."

Producenti i nominuar për Oscar, Marc Platt, i cili gjithashtu ka punuar në interpretimin live-action të Disney-t të “Sirena e Vogël”, do të prodhojë filmin.