Vijon në Teatrin Kombëtar me datë 11-12 dhe 13 dhe 14 shkurt shfaqja ''Tri Motrat'' nga Anton Chekhov me regji të Hervin Çulit.
Tri Motrat është një vepër që na kthen shumë mbrapa në histori. Në qëndër të veprës janë tri motrat; Olga, Masha dhe Irina. Ngjarjet ndodhin në fillim të shekullit XX , në një fshat provincial ku tri motrat Prozorov jetojnë së bashku me vëllain e tyre Andrejin. Olga, motra më e madhe është mësuese në një shkollë, Masha viktimë e një jete bashkëshortore të palumtur dhe Irina, e cila ënderronte për Moskën dhe për jetën në qytet. Për Irinën dhe Andrejin Moska ishte simbol i një jetese më të mirë dhe simbol i një jetese më të bukur. Me vdekjen e babait të tyre familja kaloi në dorë të Andrejit i cili shumë shpejt do te martohet me Natshën, një grua që kërkon të sundojë tri motrat e familjes Prozorov. Jetesa pranë Natashës bëhet gjithnjë e më e vështirë për tri vajzat Prozorov. Tri motrat të palumtura nga jeta që bënin, ëndërronin pafund të ktheheshin në Moskën e tyre të dashur. Andreji, shumë shpejtë do të humbasë shtëpinë në bixhoz dhe Natasha do t'i përzërë nga shtëpia tri motrat të cilat do të enden rrugëve duke kuptuar se si vlerat njerëzore zhduken dita ditës. Një dramë midis dëshirës për t'u larguar drejt qytetit dhe midis ëndrrës për të mbajtur lartë vlerat njerëzore prezantohen vetëm në veprën Tri Motrat të Çehovit.
Regjia: Hervin Çuli Skenograf: Kristo Çala Kostumograf: Berina Kokona dhe me aktorë : Flaura Kureta- Anila Bisha,Gladiola Harizaj- Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Helidon Fino, Bujar Asqeriu, Naun Shundi, Olta Gixhari-Ina Gjonçi, Indrit Çobani,Lulzim Zeqja,Gert Ferra, Mehdi Malka, Natasha Sela, Genti Deçka,Rael Hoxha. Koreografia: Kozeta Bakiu.
Rezervimet tel.042223022