Nuk është rasti i fshehjes nga rrjeti apo fshehjes së barkut me rroba të gjera derisa të lindë fëmija. Angela Martini është bërë nënë për herë të parë. Pak minuta më parë, modelja e njohur shqiptare ka postuar foton e vogëlushit në Instagramin e saj, së bashku me mesazhin:
View this post on Instagram
"Djali ynë, Kyre Martini Savulescu - zgjerimi i dashurisë sonë, lindi dje, më 2 dhjetor në Dallas, Texas. Jemi shumë të lumtur të kemi fëmijën tonë falë ndihmës dhe gjestit të papërshkrueshëm të një nëne zëvendësuese.
Do të jemi gjithnjë mirënjohës për njeriun e jashtëzakonshëm që u kujdes për djalin tonë. Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirë se erdhe në këtë botë, Kyree!”.
View this post on Instagram
Me dhjetëra urime kanë shkuar në adresë të Angelas dhe të partnerit të saj.