Pak ditë më parë lajmi se aktori i njohur Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Ba?ak Dizer, do të bëhen prindër për herë të parë, ka qarkulluar me shpejtësi në të gjitha mediat. Përgëzimet në adresë të çiftit kanë pushtuar të gjithë rrjetin.

Stilistja Basak Dizer është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe konfirmimin ajo e bëri publik pak ditë më parë në një prononcim për “Page”: "Po, është e vërtetë, faleminderit shumë. Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur",– tha ajo pas pyetjes nëse ishte në pritje të një fëmije.

Së fundi, është zbuluar edhe gjinia e fëmijës së parë të Kivanç Tatlitug dhe Basak Dizer.

Sipas burimeve të afërta me çiftin e njohur, aktori dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër të një djali.

Po e dini cili është njeriu më i lumtur në familjen Tatlitug?

Nurten Tatlitug, nëna e Kivanç Tatlitug (me origjinë shqiptare), është shprehur mjaft e emocionuar për nipin që pritet të vijë në jetë së shpejti. Në një lidhje direkte me një program në televizion, ajo tha se lumturinë që ndien nuk mund ta shprehë dot me fjalë.

"Nuk mund ta shpreh me fjalë lumturinë që ndiej. Jam shumë e lumtur. Zoti e rrittë me prindërit. Jam shumë e lumtur. Ishte e pritshme, i falënderoj të dy që më dhanë lajmin e mirë. Një dhuratë nga Zoti po vjen në botë për ne. Jam lutur shumë dhe lutjet u shpërblyen. Nuk mund të flas shumë nga emocioni."

Kivanç Tatlitug (38 vjeç) dhe stilistja Basak Dizer (44 vjeç), u martuan në Paris në vitin 2016 në një dasmë, sa elegante, aq edhe madhështore.