Ish-gruaja e Eminem, Kim Scott, u dërgua me urgjencë në një spital të Michigan-it muajin e kaluar pas një përpjekjeje për vetëvrasje - pak ditë pasi përcolli nënën e saj në banesën e fundit.
Siç shkruan 'The Daily Beast', policia kishte marrë një telefonatë më 30 korrik, e cila raportonte se Kim kishte tentuar të vriste veten.
46-vjeçarja u gjet me damarët e prerë në pjesën e pasme të këmbës dhe me shumë gjak në dysheme.
Scott, e cila ka një vajzë, Hailie Jade, me reperin e njohur, u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe psikologjik, por raportohet se tani po vijon mjekimin në shtëpi.
Disa ditë para përpjekjes së Scott për vetëvrasje, nëna e saj, Kathleen Sluck, vdiq në moshën 65-vjeçare, më 23 korrik. “Kathleen ishte një nënë e jashtëzakonshme për dy vajzat e saj; Kim dhe Daën; dhe ishte shumë e lumtur si gjyshe e nipave dhe mbesave të saj; Alaina, Adam, Hailie, Stevie, P.J. dhe Parker”,- thuhej në deklaratën që lajmëronte largimin nga jeta të së ndjerës.
Mendohet se humbja e së ëmës e ka rënduar edhe më shumë gjendjen psikologjike të Scott.
View this post on Instagram