Të fundit në garë që e mbyllën fazën e parë të konkurimit në “Kënga Magjike 2021” ishin Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi me këngën “E para”.

Një duet që i riktheu në festival pas pjesëmarrjes së fundit në vitin 2018. Për këngën pjesëmarrëse të këtij edicioni, Klajdi dhe Flori thanë se është një histori personale, ndaj edhe janë mjaft të lidhur emocionalisht me të.

Kjo këngë ka një histori timen personale, për tre arsye. E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme. Në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falënderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë, i jam mirënjohës...” – tha Klajdi Haruni.

Kjo është arsyeja që kemi marrë pjesë, është një gjë shumë personale e Klajdit, e imja, e jona e përbashkët. Është edhe një mesazh që mund ta përçojnë artistët në këto kohë të vështira. Për të pasur një kujtim ne të dy bashkë, për t’u thënë njerëzve motivohuni dhe mos u dorëzoni” – shtoi Flori Mumajesi.

Për Këngën Magjike, Flori tha se prej më shumë se 20 vjetësh tashmë, ai e ndjek këtë event muzikor dhe është pjesëmarrës me këngët e tij, të cilat pothuaj çdo vit janë vlerësuar me çmime: “Unë “Këngën Magjike” e ndiej si copë të mishit, është festival ku kam 20 vite që kam marrë pjesë edhe si krijues, edhe si këngëtar. Është pjesë e historisë, muzikës që kam krijuar, kam bërë, është një nga ato pak skena që mua më japin emocion, më rreh zemra fort. Është shumë e lidhur me mua, nuk ka lidhje as me 3 muaj, as me 3 ditë, as me 3 vite, është diku tek 20 e ca vite. Emocion, dashuri”,- tha Mumajesi