Edhe ky sezon i ri televiziv është shoqëruar me lëvizje të shumta të gazetarëve e moderatorëve nga njëri televizion në tjetrin. Disa kanë ndërruar televizone, disa kanë “braktisur” programet e vjetra për të sjellë risi në po të njëjtin ekran dhe disa kanë ndërruar edhe televizion, edhe program. Por cilat ishin lëvizjet që janë diskutuar më shumë këtë sezon të ri?
Lajmi i fundit i bërë publik vetëm dje është ai i largimit të Fjodora Fjorës nga News 24. Moderatorja e njohur e pranoi lajmin gjatë një interviste me Ermal Peçin, ku tha se emisioni “Chic” do të vijë në një format pak më ndryshe, në një televizion të ri.
Bora Zemani është larguar nga emisioni “3shat” në Vizion Plus për të prezantuar “Përputhen” në Top Channel, që këtë sezon vjen si një program i përditshëm.
View this post on Instagram
Eneda Tarifa do të rikthehet në “Portokalli”, pas 4 vitesh shkëputjeje. Eneda prezantoi për 6 vite me radhë spektaklin e humorit para se të vendoste të largohej në vitin 2016. Këtë sezon ajo do të rikthehet në “shtëpinë e vjetër”.
View this post on Instagram
Anila Çela këtë sezon do të jetë pjesë e televizionit News 24. Prej vitesh Anila ka qenë pjesë e pandarë e televizionit, por gjithmonë nën logon e Vizion Plus. Ndërsa tanimë do ta shohim në News 24 në një format krejt të ri, të quajtur “Rrugëtim me Anilën”.
Alban Dudushi është larguar nga Top Channel pas rreth 20 vitesh pjesë e këtij televizioni. Në media është përfolur se Dudushi po shkon drejt Vizion Plus, por ende asgjë nuk është konfirmuar.
Dojna Mema ka bërë me dije se është larguar nga Pop Culture dhe pak ditë më parë ka njoftuar se është duke punuar për projekte të reja me kryebashkiakun Erjon Veliaj. Nuk dihet ende se ku do ta shohim moderatoren.
View this post on Instagram
Juli Xhokaxhi është larguar nga “Byro Politike” në ABC News. Sipas moderatores “arsyet nuk i di, sepse nuk ia tha njeri.”
Mirela Milori ka lënë televizonin ABC News për t’iu përkushtuar vetëm emisionit “Historia ime” në Tv Klan.
View this post on Instagram
Ilda Bejleri është larguar nga “Porcesi Sportiv”, ku prezantoi përkrah Edi Manushit për vetëm një sezon. Ndërkohë vendin e saj e ka zënë Alesia Bami.
View this post on Instagram
Rudina Dembacaj nuk do të vijë më me emisionin “Mos i fol shoferit”, por ka sjell një program të ri, të quajtur “Dy botë”, përsëri në televizionin Ora News.
View this post on Instagram
Nevina Shtylla ka lënë “Përputhen” për të qëndruar sërish brenda “E diell", por kësaj radhe me një rubrikë të re, të quajtur “Kinostar”.
View this post on Instagram