Mc Kresha dhe partnerja e tij Erzina janë bërë prindër për herë të parë. Vogëlushja e tyre Iza ka ardhur në jetë dhe gjyshi i saj e ka bërë publik lajmin në rrjetet e tij sociale.

“Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta jote qoftë e uruar nga Zoti, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin”, -ka shkruar i ati i Erzinës.

Pak kohë më parë, ishin pikërisht prindërit e Erzinës që zbuluan edhe emrin e vogëlushes.

Emri Iza do të thotë “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

Ende pa ardhur në jetë, Mc Kresha dhe Erzina ia kanë gjetur emrin vajzës