Kjo është një ndër sallatrat e mia më të preferuara! Këtu gjeni të gjithë përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes të një prej sallatave më të shijshme.
Për sallatën:
Një tufë sallatë jeshile(ideale po të jetë iceberg) lëreni për 30 minuta në ujë me uthull në mënyrë që të vrisni bakteret që vetë bimët kanë. Më pas prisni në kubik dy feta bukë dhe futini në furrë me letër furre derisa të marrin ngjyrë të artë, të jenë bërë krokante. Një gjoks pule(fileto)priteni në kubik, marinojeni me kripë, hudhër pluhur dhe piper të kuq. Skuqeni më shumë pak vaj ulliri në temperaturë të ulët. Bashkojini së bashku sallatën, copëzat e bukës dhe të pulës.
Përgatisni dressing:
1e 1/2 lugë gjelle majonezë
Lëngun e 1/2 limoni
1 lugë çaji mustard dijoni
Kripë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Hudhër pluhur ose të shtypur shumë mirë. Përziejmë mirë, shtoni sipër edhe djath kaçkavall dhe sallata është gati. Ky është versioni klasik. Por mund t’i shtoni edhe domate, kastravec, vezë të zier, etj.