Nata e tretë e festivalit të Sanremos ka nisur me më shumë ritëm. Siç u komentua në rrjet, në dy netët e para të këtij edicioni, ritmi ka qenë një pikë e dobët, të cilën i zoti i shtëpisë ka dashur ta ndryshojë sonte...

Sapo konkurrentët në garë kanë nisur duetet me këngëtarë të tjerë të njohur nga një repertor i pasur i muzikës më të mirë italiane në vite, ka zbritur nga shkallët e Ariston partnerja e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, Georgina Rodríguez.

Elegante, seksi, modelja argjentinase u përshëndet me publikun italian në gjuhën e saj dhe kërkoi nga Amadeus që ta ndihmonte me italishten. Nga ana tjetër, moderatori i kërkoi Georgina-s (me shumë vështirësi, sepse mbeti pa fjalë nga bukuria e saj), ta ndihmonte për spanjishten. Pasi ranë dakord që të merreshin vesh me të dy gjuhët, Amadeus nisi të zbulonte dalëngadalë “surprizën” që kishte rezervuar për të: " E bëra vetëm për ty" - tha ai dhe nisi të hiqte shallin.

Pasi hoqi shallin e bardhë, me të cilin kishte mbuluar bluzën e Interit nën xhaketë, Amadeus, në fillim zbuloi ngjyrat bardhë e zi të Juventusit dhe flamurin italian, por kishte një hile pas kësaj. Georgina e përgëzoi zgjedhjen "e parë", por i kërkoi të hiqte xhaketën. “I detyruar”, Amadeus bëri siç i tha ajo, por në fakt ishte kjo e fundit që u ndie keq pasi ai hoqi xhaketën.

Për ta provokuar, Amadeus u kthye nga publiku për të treguar fanellën e Romelu Lukaku-t, futbollistit të njohur të Interit, rival i Ronaldos dhe skuadrës së tij, Juventusit...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Benvenuta a #sanremo2020 @georginagio #sanremo70 â?¨

A post shared by Sanremo Rai (@sanremorai) on

Ahh..., sa u mërzit Georgina pas këtij gjesti provokues të Amadeus. Dhe sa shumë fansa të Juventusit e kanë marrë inat atë tashmë.