Çdo grua e suksesshme e ka filluar nga diku...E vërteta është se nuk ekzistojnë "pilulat magjike" që të nxjerrin ty nga këndi i kuzhinës së shtëpisë apo nga rrëmuja e përditshme që fëmijët krijojnë me lodrat dhe aktivitetet e tyre. Aty është një ëndërr!Aty janë disa ide! Një investim i vazhdueshëm në dije dhe përkushtimi për t'i shkuar deri në fund qëllimit final janë si ato "ingredientët" MUST të recetës suaj të suksesit.

Komponenti grua kudo në botë, por veçmas edhe në Shqipëri ndër vite na kanë treguar plot shembuj suksesi dhe histori fantastike zhvillimi në sektorë të ndryshëm të sipërmarrjes private, por edhe asaj shtetërore. Sepse nëse do që diçka të bëhet, jepja një gruaje!

Sot ekzistojnë shumë sfida me të cilat gratë përballen në vendin e punës, në shoqëri, por sidomos në sipërmarrje! Një biznes i drejtuar nga një grua mund të jetë një luftë e vërtetë në një botë të dominuar nga "seksi i fuqishëm", ku përballja me paragjykimet gjinore, me sfidat mund të krijojnë në çdo kohë pengesa. Por, asgjë e qenësishme nuk e zbeh dëshirën e këtyre grave lidere për të drejtuar profile biznesi dhe sipërmarrjeje të suksesshme.

Innovation Nest është një shembull tipik për këtë. Në një bashkëbisedim tejet profesional me Fabiola Duron, bashkëthemeluesen e INN e nxitur nga një karrierë e gjatë profesionale në vend dhe jashtë tij, ajo tregon mbi një nismë të orientuar në fushën e inovacionit që e bën INN sot një nga bizneset lider në vend në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Zhvillimi i ideve të reja, sidomos në biznes dhe përshtatja më pas me tregun, kërkesat, konkurrencën si edhe angazhimi për të rritur rolin e shumë aktorëve në tregun shqiptar që duan të sjellin ndryshimin në fushën e risive teknologjike, por jo vetëm e bëjnë sot Innovation Nest një emër lider.

Fabiola Duro dhe Erind Aliçkolli ishin nismëtarët e krijimit të INN, folesë së inovacionit me fokus në Tiranë dhe ky erdhi si një projekt i suksesshëm i kompanisë digjitale TOK Digital Agency.

Me fokusin e tyre absolut në mbështetjen e grave investitore dhe sipërmarrëse, që duan të fillojnë të financohen në idetë e tyre, INN vjen si një platformë mbështetëse financiare dhe strategjike. Qëllimi i tyre i parë dhe i vetëm është që të ndihmojnë veçantazi dhe femrat në zhvillimin e ideve të tyre, duke ndërtuar një bazë të dhënash dhe një rrjet të fuqishëm të ideve më të mira të bizneseve të udhëhequra me ide cilësore me ëngjëjt e këtij rrjeti dhe investitorësh.

Ndaj dhe pjesë e rrjetit të ideve dhe ëngjëjve vlen të përmendim sipërmarrëset e sukesshme si; Linda Shomo, Rona Nushi, Besjana Hoxha, Kristi Janku, Jeta Zagragja, Era Xhabafti, FlonjaTashko, dhe shumë të tjerë.

E në këtë kuadër, tashmë me dëshirën për t'u kthyer në një traditë të përvitshme në top listën e aktiviteteve të rëndësishme që organizohen në Tiranë dhe Ballkan, për të dytin vit radhazi vjen INN Fest 2019-të!

"TOK Digital Agency" sjell INN Fest 2019, në datat 24 dhe 25 Tetor në Art Turbina festivalin më të madh të dedikuar ndaj inovacionit e të gjithë ju që jeni të interesuar do të keni mundësi të jetoni e të prekni nga afër disa risi teknologjike, revolucionare të investitorëve më të njohur në Shqipëri, Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

INN Fest 2019 është gjithashtu bashkëpunëtor dhe pjesë e “Konferencës Ndërkombëtare të mbrojtjes së të dhënave” (Conference of  Data Protection and Privacy Commissioners) ku do të marrin pjesë mbi 1000 delegatët nga Facebook, Google, Microsoft, Linkedin, Ailbaba, Uber, e shumë koorporata ndërkombëtare. A keni komunikuar ndonjëherë me ta? Ky është rasti ideal!

INN Fest është e hapur për bashkëpunim me të gjithë sipërmarrësit dhe koorporatat e angazhuara në proceset e transformimit digjital në sektorë e ICT, Multimedia, Industritë Krijuese, Manifaktura, Mjekësia, Bio teknologjia, Mjedisi, Riciklimi, Energjia dhe Industria e Ushqimit.

Festivali INN bashkon në një matricë të suksesshme të gjithë aktorët inovatorë si dhe promovon idetë dhe asetet më të mira si Gjirafa, Uber, Connected Baltics OÜ, LinkedIn, Alibaba, Easy pay, Uber, UCXmarket Kosovo, Ikons, R&T Group, Century 21, Acromax, ICTSlab e shumë të tjerë.

Inn Fest është një eskperiencë unike për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Krahas festivalit, në ambjentet e jashtme të Art Turbina dotë mund të ndërveproni dhe me 100+kompani të cilat prezantojnë idetë e tyre unike në shërbim të efiçencës dhe inovacionit.

Mbi 60 folës, më shumë se 1500 pjesëmarrës dhe mundësia e artë për të zbuluar rrugët e zhvillimit të idesë tënde.

Një takim i jashtëzakonshëm në kërkim të talentit dhe energjisë. Ju keni idenë, ne ju ndihmojmë ta realizoni!

Bëhu pjesë e saj: 

http://fest.innovationnest.org/#tickets

https://www.facebook.com/innovationnesttirana/

https://www.instagram.com/innovation.nest/

https://www.linkedin.com/company/innovation-nest-tirana