Ndërkohë që Bes Kallaku është duke punuar prej shumë kohësh për filmin “Falco”, njerëzit janë kuriozë të dinë më shumë rreth këtij projekti. Së fundmi është zbuluar edhe pjesëmarrja e Bleona Qeretit në film, por nuk dinim se çfarë roli do të luante ajo. Sot, i ftuar në emisionin “Rreze dielli”, në Report Tv, Bes Kallaku ka treguar më shumë për rolin e Bleonës dhe për pjesëmarrjen e saj në film, përfshirë edhe pagesën (për të cilën shqiptarët janë shumë, po shumë kuriozë).
“[Në rol] Bleona është nënkryetarja e partisë, përveç kësaj është kandidate e partisë për zonën Paskuqan, Kamëz, Bathore. [Si aktore] më ka lënë përshtypje shumë pozitive. E pranoi direkt ftesën, erdhi menjëherë nga Amerika me 77 fustane”, -është shprehur Besi me të qeshur.
Por ai nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjes se sa e ka paguar Bleonën.
“Bleona ka pasur vetëm kënaqësinë të ishte pjesë e filmit. Normalisht i janë paguar shpenzimet e udhëtimit”, -është shprehur Besi.
Intervistën e plotë e gjeni në videon e mëposhtme.