Sot jam 28 vjeç dhe akoma prindërit e mi, në orën 16:55 (nëse nuk janë afër meje), më telefonojnë shumë të emocionuar sepse lindi vajza e tyre e vetme. Një ritual që vazhdon akoma me rigorozitet sepse atyre u ndryshoi jetën përgjithmonë, i dha kuptim…tjetër.
Kujtoj që, ditëlindjet e mija, ishin të thjeshta por jashtëzakonisht të bukura. Nuk mungonte asgjë. Nuk i kam dashur kurrë surprizat, më kanë dhënë gjithmonë një gjendje të lehtë ankthi, ndoshta ngaqë festat dhe zhurmat nuk kanë qënë ndonjëherë në portofolin tim të qejfeve dhe kohës së lirë. Por, ata ishin mjeshtra të organizimit të ditëlindjes time.
Nuk kisha shumë kërkesa normalisht, por mezi prisja të fryja qirinjt (kisha dëshira të çuditshme). Dhe ai ishte momenti kyç; puthja nga mami e babi (mami që qante dhe unë se kuptoja kurrë); babi i përpiktë në orën 16:55 dhe unë shtrëngoja sytë fort sepse shprehja dëshirën në kokën time (doja të shkoja në Hënë).
View this post on Instagram
Bota e fëmijës është absolutisht koha më e bukur që mund të kalojë një njëri. I çiltër, naiv, I lirë. Mbaj mend që prisja perde me gërshërë nga poshtë lart, për ti bërë shirita-shirita sepse rrezet e diellit hynin në dhomë lirshëm. Mami im, nuk ishte shumë dakord në fakt. Më çonte te cepi dhomës, si gjithë mamat. Por të paktën qeshte J
Elda, shoqja ime e ngushtë para disa javësh festoi ditëlindjen e gocës dhe ndryshe nga natyra ime jo shumë qejflije për të festuar vetë, kam debulesë të kënaq të tjerët në festa. Nuk ju përshkruaj dot, ndjesinë që pata kur hyra brënda festës organizuar nga Class Events. U ktheva kalama per 2 sekonda. Rozë, mente, ëmbëlsira, shtëpiza të vogla, tullumbace pafund…një mikro botë përrallash.
View this post on Instagram
Fillova të flisja se bebe, sepse më rrethonin mosha nga 0-3 vjeç. Në fakt, na ndikoj ambjenti të gjithëve. Ishim të gjithë me atë shprehjen në fytyrë si nëpër re, edhe pse nga ana tjetër më tërhiqnin krahun 2 binjake dhe flisnin në kor: ‘Do loziiiiiim?!”.
Kur të bëhem prind vetë, do sjell qiellin në tokë! Dua që ai/ajo ta mbajë mend përgjithmonë, sepse ne rrethohemi nga memoria. Kur kujtojmë diçka nga shumë përpara në kohë, na emocionon kujtimi. Na ri-zgjohen shqisat, siç mi zgjoi dekori ato 3 orë feste nga Class-i.
View this post on Instagram
Për festën e 1-vjetorit të gocës, Elda kishte hulumtuar botën sociale të Class me gjithë portofolin e tyre të eventeve të ditëlindjeve (tematika…uh,uh,uh) dhe menjëherë kishte lënë takim me menaxheren e eventeve. Në takim, e kishin pritur dhe dy arkitekte të tjera. Pasi kishin kopsitur idetë dhe propozimet e mjeshtrave të design-it, Elda më tha që kishte pritur vetëm ditën e eventit. E lehtësuar nga ngarkesat, nën menaxhimin dhe kujdesin e kompanisë që në fund implementon dhe koordinon çdo detaj, me ato çfarë kuptova unë, përveç mungesës stresit, po shijonte në maksimum ditën.
View this post on Instagram
Fotografi dhe kameramani (përveç 20,000 fotografitë tona në telefon) nuk pushonin asnjë sekond. E vogla, s’besoj se do mbajë mend diçka sepse 1 vjeç… por me gjithë këto imazhe, jam e sigurt që do e përjetojë.
Do ja festoj dhe unë shpirtit tim kështu!
♦Nëse planifikoni ditëlindjen e femijëve tuaj, mjafton të kontaktoni me menaxherët tanë në +355 69 60 82 858 ose dërgoni kërkesën tuaj KETU!
Photo: www.classphotography.al Orsola Mema