Rrjetet sociale janë bërë një mënyrë për të parë se çfarë nuk shkon në jetën e një çifti qoftë të zakonshëm, ose edhe të famshëm. Personazhet e famshëm janë më në vëzhgim në fakt. Së fundmi është përfolur për një ndarje të mundshme të Angela Martinit me bashkëshortin e saj rumun, Dragos Savulescu. Këto dyshime janë shtuar pasi Angela prej muajsh nuk publikon foto me të shoqin. Mediat kanë aluduar se mos çifti janë ndarë, mirëpo e vërteta duket të jetë ndryshe. Bashkëshorti i saj rumun, është në kërkim ndërkombëtar për shkak të problemeve me drejtësinë.

Savulescu ka kryer falsifikim dokumentacioni në lidhje me disa prona dhe gjithashtu së bashku me 32 të akuzuar të tjerë, ai duhet të paguajë rreth 7000 euro dëmshpërblim për shtetin. Por për momentin, miliarderi është shpallur nga autoritetet rumune në kërkim nderkombëtar.

Më 7 shkurt 2019, pas 11 vitesh gjyq, gjykata e Lartë Rumune ka dhënë dënimin për Dragos Savulescu, për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe gjithashtu bashkëpunëtor i vazhdueshëm në krime të tjera. Mbi të rëndon dënimi prej 5 vite e 6 muaj burg dhe gjithashtu ndalim të pjesshëm të të drejtave për 3 vitet e ardhshme.

Kjo mund të shpjegojë faktin pse Angela nuk poston foto me bashkëshortin.