Shumë shpejt, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij, Fatlinda Berisha do të bëhen prindër për herë të dytë! Këtë lajm e zbulon për të parën herë "Gazeta Shqiptare" dhe sipas burimeve të saj mësohet se Fatlinda është në javët e fundit të shtatzënisë.

Për shkak të zhvillimeve të fundit dhe probleme me drejtësinë në të cilat është përfshirë ish-Ministri i Brendshëm, çifti i njohur me sa duket ka vendosur ta ruajë me fanatizëm këtë çështje private në familjen e tyre.

Mësohet, se pas djalit Drin, i cili pak muaj më parë festoi 8-vjetorin e lindjes dhe i ati e uroi në mënyrë speciale përmes një dedikimi të ndjerë dhe një festë të këndshme, Saimiri dhe Fatlinda do të bëhen sërish prindër të një djali.

Shumë urime për ta!