Sot në Loyalthy do të ndaj me ju një tjetër eksperiencë që mendoj që disa nga juve mund t’ju interesojë shumë. Kjo për shkak se jo vetëm është periudha ku ndërgjegjësohemi më shumë për aktivitetin tonë fizik, por dhe fillojmë e fusim veten në disa lloje dietash. Midis shumë emrash ,dieta më e famshme që kryeson rrjetet është Dieta KETO (Ketogenic Diet).

Nuk dua të futem në brendësi të kësaj diete “çudibërëse” dhe të shpjegoj si funksionon apo çfarë ushqimesh mund të konsumoni, pasi për të ka një pafundësi informacionesh në internet. Thelbi konsiston në faktin se skema e makronutrientëve tanë për konsumim gjatë kësaj diete janë:

70-75% FATS (Yndyra)

20-25% Proteina

5% Karbohidrate

Ky është një SWITCH tërësor në mënyrën se si shumica jonë ha normalisht, ku 50% zihet nga karbohidratet, çdo ditë. Kjo skemë mundëson që baza jonë e energjisë  (karburanti ynë) janë karbohidratet, të zëvendësohet nga yndyrat. Pra, ju nuk do të digjni më karbohidratet për energji, por FATS. Dhe ja ku mrekullia fillon, ju do të digjni dhjamin tuaj për energji, nëpërmjet ketoneve ( nga e ka origjinën dhe emri “keto”).

Nuk dua të gënjej, kjo dietë më bëri të habitesha që më bëri të humbas kilogram në aq pak kohë, POR, jo pa efekte anësore. Por sikurse më pëlqen të krijoj suspancën e t’ju mbaj këtu deri në fund të leximit, do i zbuloj gjërat pak nga pak… 

E nisa KETO Dietën time (e mirë-informuar pas plot një muaji research dhe ndjekëse e eksperiencave nga njerëz të tjerë) në15 Janar 2019 në peshën 53.8 KG.

JAVA E PARË:
Isha e përgatitur se do e vuaja faktin e moskonsumimit të frutave të mia të dashura, por vullneti ishte më i fortë. Normalisht nuk e ula ritmin e stërvitjes sime dhe ky ishte një gabim që unë po e bëja me vetëdije. Ashtu si gabimi im tjetër me vetëdije, që më dha pasojat e mëvonëshme ishte se normalisht duhej të bëja një kontrroll mjekësor nëse KETO ishte diçka që trupi im do e përballonte. Sikurse vij nga një e kaluar me mungesa vitaminash dhe hekuri të theksuar, të cilat i kam rregulluar vetëm nëpërmjet jetesës së shëndetshme.Ushqimet  nuk më bënë të ndihesha aspak sikur po mbaja ndonjë dietë drastike prej nivelit të yndyrës që përmbanin, sigurisht të shëndetshme për trupin tonë, të cilën kurrë nuk e kam konsumuar më parë, më bënin të ndihesha përherë e ngopur. Një gjë s’më ndryshoi dhe për fat të mirë, snaks-at e mia të përhershme, frutat e thata. U njoha me shumë lloje të reja pjatash të cilat ende vazhdoj i gatuaj pasi më pëlqyen, sigurisht, me plot vlera. Faza e vështirë ishte kalimi në një lloj gjendje debulese e njohur si “Keto-Flu”, që është pikërisht momenti ku bëhet ndërrimi në djegje të Fats në vend të karbohidrateve. Tjetër, nuk kisha energjinë e përhershme kur stërvitesha në palestër.

JAVA E DYTË:

NISA ME 52.4 KG (-1.4KG JAVË).

Aty vendosa të shkoja dy javë dhe jo një, sepse mendova “psejo”? Vështirësia e kësaj jave është që kisha dy evente njëri pas tjetrit ku normalisht tek një isha personi i vetëm që nuk po konsumonte asnjë pikë alkooli dhe po kufizohesha tek mezet. Kurse tek tjetri një gotë verë (e lejueshme, këto-friendly).Sigurisht, është e vështirë të jesh në KETO dhe të hash jashtë, zgjedhja nga menuja bëhet shumë e vështirë.

JAVA E TRETË

Fillova tek 51.6 KG ,(-2.9 KG) 29 Shkurt 2019

Të jem e sinqertë, nuk e kisha parë kurrë belin aq të hollë. Duhet të shpreh se e kam dukumentuar të gjithë eksperiencën, por nuk e shihja të arsyeshme ta ndaja me ju në formë tjetër veç këtij artikulli.

Sigurisht nga gëzimi vendosa ta vazhdoja dhe pak ditë derisa…

1 SHKURT 2019

Zyrtarisht i jap fund dietës sime KETO.

Fruti im i parë: mandarina, parajsë zhytur në sheqer.

17 Ditë KETO DIET, humba 3.0 KG

E lashë sepse më mori shuumë malli për frutat dhe u lodha nga pafuqia ime në palestër shumicën e kohës. Më poshtë do ju rreshtoj shkurtimisht avantazhet dhe disavantazhet e eksperiencës sime, sigurisht, sinqerisht!

Avantazhet:

1.Humba 3 KG në 17 ditë (Do ishte më shumë nëse s’do kisha bërë dhe aktivitet fizik aq të rënduar, për shumë arsye.) Sigurisht mua nuk më interesonin KG më shumë se masa (në cm)  që doja dhe humba.

2. Kisha një mendje të qetë (si pasojë e reduktimit të karbohidrateve)

3. Ndihesha e ngopur lehtësisht.

4. Mësova disa pjata të reja të shijshme e plotë vlera.

Disavantazhet:

1.      Vonim 41 ditor i ciklit.

2.      Çrregullime në tretje dhe kapsllëk

3.      Debulesë fuqie në palestër.

4.      Mall për frutat (kanë shumë rëndësi për mua)

5.      Vështirësi dhe siklet kur më është dashur të porosis në restorante.

6.      Më ka ndodhur të jem e ftuar për darkë në shtëpinë e të afërmve dhe nuk munda të haja shumicën e ushqimeve të gatuara, ata normalisht u ndjenë pak të ofenduar, sepse nuk është se doja ta shpjegoja tamam dietën e të merrja kohë.

7.      Sapo iu riktheva dietës normale, pas 2-3 javëve mora dy kilogramë mbrapsht.

Mbase mund të jem duke harruar ndonjë gjë, por këto ishin më të rëndësishmet. Është e qartë se kisha më shumë disavantazhe, të cilat nuk më bënë fare t’i vlerësoja “rezultatet”, ashtu siç është e qartë se nuk do ndërmarrë më asnjë lloj tjetër diete kaq specifike. Ashtu siç dua të këshilloj lexuesit, se e vetmja dietë që duhet të ndiqni është një dietë e larmishme dhe e pastër. Në varësi të aktivitetit fizik, rrisni masën e proteinave që merrni nga ushqimet. Dhe për të humbur në peshë, bëni kalkulimin e kalorive ditore të rekomanduara në bazë të moshës, peshës, aktivitetit fizik, etj (të cilin mund ta bëni online). Në bazë të numrit të përcaktuar ulni vetëm 100 kalori, dhekaq. Mos hiqni ushqimet me vlerë nga jeta juaj për disa kilogramë, që DO i rifitoni prapë më vonë duke marrë kështu vetëm efekte anësore.

“Çelësi i një forme fizike të dëshirueshme dhe të qëndrueshme, është të përkujdesesh për cilësinë e ushqimit që merr, aktivizimi sado pak mesatar i trupit dhe më e rëndësishmja: Të dëgjoni trupin tuaj.”