Një makeup artiste shumë e talentuar, por njëkohësisht edhe një vajzë që pëlqen të ndjekë modën është Rejona Saqellari. Sot ne kemi zgjedhur veshjen e saj si më të bukurën e ditës. Bukuroshja Rejona ka zgjedhur një palë pantallona të zinjë lëkure, të kombinuar me një kanotiere bust.

Edhe pse është veshur disi provokuese, Rejona ka preferuar që veshjen e zezë ta thyej edhe me atletet e bardha, për t’u ndjerë komode, por edhe trendy njëkohësisht. E veçanta në veshjen e Rejonës është çanta e verdhë me rripin jeshil, që bie shumë në sy. Ne e vlerësojmë veshjen e saj me 10 pikë. Juve si ju duket?