Duket se po shtohen gjithnjë e më shumë këngëtaret shqiptare, emrat e të cilave po njihen në të gjithë botën. Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Ava Max dhe Era Istrefi janë shembuj suksesi me të cilat shqiptarët krenohen. Jo vetëm shqiptarët, por edhe DJ i njohur, Diplo duket se ka dobësi për vajzat shqiptare, kryesisht për ato të Kosovës.
Fillimisht DJ me famë ndërkombëtare ra në sy për komentet ngacmuese që i bënte Rita Orës, ndërsa tani të njëjtën gjë po bën edhe me Era Istrefin, me të cilën duket se ka një shoqëri të ngushtë. Përveç komenteve të vazhdueshme që iu bën këngëtarëve shqiptare, para pak orësh ai ka postuar një foto me Erën, ku shkruan: “Vajzat kosovare po sundojnë botën”.
View this post on Instagram
Po ashtu, Diplo ka bashkëpunuar edhe me Dua Lipën për superhitin “Electricity”, prandaj e kuptojmë dobësinë që ai ka për vajzat shqiptare.
View this post on Instagram