Para pak ditësh Justin Bieber dha një intervistë të sinqertë për Vogue, ku tregoi detaje për jetën private, si dhe foli për problemin e tij me drogën. Ai u shpreh se fama kishte ndikuar për keq në gjendjen e tij psikologjike dhe kjo gjë e kishte bërë t`i drejtohej drogës. Edhe pse ai nuk dha më shumë detaje lidhur me këtë çështje, gjendja psikologjike e këngëtarit duket të jetë shumë e rënduar. Një burim për People, ka bërë të ditur se Justin është duke vuajtur nga depresioni.

Justin duket i lodhur dhe ka qenë duke vuajtur disi. E vuan idenë e famës, faktin që ndiqet në çdo hap nga fansat dhe paparacët. Kjo gjë e shqetëson vazhdimisht. Gjendja e tij nuk ka të bëjë aspak me Hailey-n, pasi ai është i lumtur që është martuar me të. Është diçka tjetër që ia shkakton këto probleme psikologjike”, -është shprehur burimi.

Megjithatë, këngëtari është duke marrë ndihmën që i nevojitet dhe po ndihet më mirë.