Ditën e djeshme, Bebe Rexha shprehu në Twitter dëshirën për një bashkëpunim me tre këngëtaret e njohura shqiptare: Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max. Ishte pikërisht Ava, ajo që e pranoi e para propozimin duke u shprehur se do të ishte një Lady Marmalade e re. Më vonë, edhe Dua Lipa e konfirmoi duke komentuar: “Hajde shqipe”. Ndërsa Rita e konfirmoi në një postim të një faqeje në Instagram duke komentuar: “Jam dakord. I respektoj të gjitha këto zonjusha të mrekullueshme”.
New lady marmalade ð??¤â¤ï¸ð??¤â¤ï¸
— AVA MAX ð??® (@avamax) January 28, 2019
I want a collab @DUALIPA @RitaOra @avamax ð??´â?«ï¸
— Bebe Rexha (@BebeRexha) January 28, 2019
Ka qenë reperi Gashi, ai që ka komentuar në postimin e Bebe Rexhës duke dhënë edhe një sugjerim tjetër. Ai ka sugjeruar emrin e Njomzës, e cila po ashtu është një emër i njohur në SHBA, mike e Ariana Grande-s dhe një prej tekstshkrueseve të këngës më të famshme të momentit “7 Rings”. Bebes i ka pëlqyer kjo ide duke rënë plotësisht dakord dhe Njomza nga ana tjetër ka pranuar.
Yesssss https://t.co/apUbLmM6jB
— Bebe Rexha (@BebeRexha) January 29, 2019
i appreciate you @BebeRexha thank u so much. looking forward to working w your fine ass ð???â??ï¸ð?¦?
— NJOMZA (@NJOMZA) January 29, 2019
Komente të shumta kërkonin që të ishte edhe Era Istrefi pjesë e bashkëpunimit, megjithatë ende nuk ka një përgjigje nga Bebe Rexha rreth këtij sugjerimi. Ndërkohë ne mezi po presim që vajzat të fillojnë punën për realizimin e këngës.