Ndërsa, po bëhet gati për një tjetër sezon intensiv në Top Channel, ku siç ka paralajmëruar do të jetë pjesë e "E diell", programit që pritet të nisë shumë shpejt, prezantuesja simpatike bionde është shpesh në qendër të medias rozë. Një detaj në fakt që i kuriozon të gjithë është ai që ka të bëjë me jetën e saj private dhe nëse është dikush që ia ka "vjedhur" zemrën prezantueses së njohur të Top Channel.
Siç e pohon edhe ajo vetë, tashmë nuk ka më sekrete! Fjoralba Ponari është në një lidhje dashurie dhe këtë fakt ajo e pranoi sot në mëngjes në studion e "Wake Up" në Top Channel. Djaloshi me mjekër, të cilit ajo ia kishte mbuluar fytyrën me një zemër, dhe ku të dy shfaqeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit gjatë një udhëtimi në Venecia, ishte shkëndija që i bëri të gjithë të kuptojnë se Fjoralba është e dashuruar. Po kush është ky djali misterioz?
Ajo ka pohuar sot se ka bërë një pakt me veten se, partnerin do ta mbajë larg syve kureshtar dhe jetës publike. E duket se kjo nuk është kërkesë e vetë atij, por e Fjoralbës që nuk do t'a prezantojë me fytyrë njeriun e saj të zemrës. "Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”, tha ajo.
Dhe më në fund e kuptuam arsyen e vërtetë të pendesës së Fjoralbës!