Është bërë diçka e zakonshme që herë pas here në rrjetet sociale të bëhen sfida nga më të ndryshmet. Mjafton që dikush t’i “shpikë” dhe më pas ato bëhen masive. Sigurisht, varet edhe sa interesante janë. E radhës është: të publikohen foto të 10 viteve më parë. Nuk është diçka e vështirë mirëpo, mund të ketë edhe nga ata që nuk duan ta shikojnë veten para kaq shumë vitesh. Gjithsesi, disa nga vipat e njohur shqiptarë, por edhe të huaj i janë bashkuar kësaj sfide duke publikuar foto para 10 vitesh. Sigurisht që vitet kanë bërë punën e tyre dhe ata kanë ndryshuar, mirëpo për disa duket sikur koha ka ndaluar dhe vazhdojnë të mbeten të njëjtët. Më poshtë mund të shikoni disa prej këtyre fotove:
Anjeza Maja
Armina Mevlani
Jennifer Lopez
Gentian Zenelaj
Alida Duka
Marsela Çibukaj
Elita Rudi
Fatmir Hysenbelliu