Ndonëse e mbajti të fshehtë për disa muaj, lajmin e pritjes së ëmbël, prej ditës së parë kur ajo zbuloi se do të bëhej mama përmes videoklipit të këngës së bashkëshortit, Elita Rudi në fakt nuk po resht së postuari foto të ndryshme. Herë nga ushqimet e preferuara dhe nepsin e shtuar në këtë fazë të jetës, tek fotot e shumta me barkun e rrumbullakosur. Janë momente që i takojnë përditshmërisë së moderatores bukuroshe, e që ajo shumë prej tyre zgjedh t'i ndajë me fansat e saj virtual.
Por, në morinë e gjithë këtyre publikimeve, me sa duket ka nga ata që nuk e duartrokasin një zgjedhje të tillë, sa e interpretojnë si bezdisje ose thjesht e vetëm dëshirë për t'u bërë protagoniste. Sigurisht, që reagime të tilla nuk kanë kaluar pa u vënë re nga mamaja e ardhshme e showbiz-it shqiptar, Elita Rudi, ndaj përmes një postimi të fundit ajo ka vendosur që t'ua mbyll gojën të gjithëve.
Ajo shkruan: "S’ki qysh ju bjen në fije njerëzve se çfarë duan. Përndryshe, jam duke e shijuar çdo moment. Ju falenderoj për krejt komentet, nëpër rrjete sociale, emisione, e portale gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme”.
Dhe me kaq, mendojmë se Elita i ka thënë të gjitha!