Kur përmendet emri i saj, menjëherë mendon se ajo është një nga supermodelet e famshme shqiptare më të paguara. Me një karrierë gjithnjë në ngjitje, në të gjithë botën, nga Amerika në Evropë, Adrola Dushi është sot një nga vajzat më të suksesshme të showbiz-it shqiptar. Shpesh herë ajo është protagoniste e medias rozë, përmes projekteve dinjitoze, punës dhe gjithë sipërmarrjeve të saj profesionale, por jo vetëm. Për të shkruhet sa herë vendos të na prekë zemrat përmes fjalëve të ndjera dhe dedikimeve fantastike për të birin 5-vjeçar, Troin.

Por, deri këtu jemi në rregull me gjithçka ka të bëjë me Adrolën. Dhe ajo na ka bërë të besojmë se është vërtet e lumtur dhe e kënaqur me jetën e saj dhe gjithçka tjetër e rrethon. Por, me sa duket qenkemi gabuar! Nuk është 100% kështu!

E ftuar në emision "Pasditja ime", ajo ka rrëfyer një anë të panjohur të aspektit të saj profesional. "E urrej punën time. Nuk do të doja këtë moment të quhesha modele ose miss, në periudhën që po jetojmë. Ndihem disi e ofenduar, ngaqë po shoh rreth e rrotull dhe ka humbur sensi i gjësë. Nuk po e shijoj fare", është shprehur Adrola.

Ka mjaftuar kjo deklaratë dhe bukuroshja shqiptare i ka befasuar të gjithë!