Tashmë që ata zyrtarisht janë një çift i ndarë, nëse ka diçka që i bashkon përjetësisht, është pikërisht djali i tyre. Kështu, supermodelja shqiptare Adrola Dushi është shpesh herë pjesë e medias përmes intervistave të ndryshme, të cilat kohët e fundit kanë qenë vërtet të bujshme. Një prej tyre, ishte pikërisht edhe fakti që bukuroshja u shpreh se djemtë nuk e ngacmonin më dhe këtë e tha kaq hapur dhe troç në emisionin e Roza Latit. Dhe ky lajm bëri xhiron e medias shqiptare.
Ndërkohë, sot ka qenë në fakt një foto e Adis Patushit, ish-bashkëshortit të Adrolës, që e ka nxitur këtë të fundit të bëjë një koment në të. Një tatuazh shumë i bukur dhe interesant që dëshmon marrëdhënien e veçantë midis tij dhe djalit, ka qenë zgjedhja që Adisi ka preferuar për ta gdhendur në lëkurë, si një mesazh i ndjerë dhe domethënës, mbi të gjitha.
Ka mjaftuar kjo foto, dhe Adrola nuk mund të qendronte duarkryq, përpara një vepre arti të tillë që përcjell një lidhje shumë speciale siç është ajo mes babait dhe djalit. "Zot sa e bukur", ka shkruar ajo dhe me kaq fjalë i ka thënë të gjitha.
I vogli i tyre duhet të jetë një fëmijë me shumë fat që ka dy prindër që përtej zgjedhjes që i kanë dhënë raportit të tyre në çift, dashuria për të nuk mungon asnjëherë.