Në fillim të vitit, na u “thye” zemra sepse Channing Tatum dhe Jenna Dewan u divorcuan pas 9 vitesh martesë. Edhe pse deklaruan se nuk janë më bashkë sërish kishte nga ata që besonin se ata do të riktheheshin me njëri-tjetrin. Mirëpo, tashmë mesa duket shpresat janë shuar pasi të dy kanë krijuar marrëdhënie të reja.
Channing thuhet se është në një lidhje të re me Jessie J ndërsa Jenna është në një romancë me aktorin Steve Kazee.
37-vjeçarja nuk ka pranuar deri më sot të fliste rreth kësaj lidhje të re, mirëpo kur është pyetur nga Us Weekly për këtë dashuri të re ajo është përgjigjur “Nuk dua të flas për jetën time personale, por faleminderit! Unë jam shumë e lumtur”,-është shprehur Jenna.
E dëgjuar edhe ju? Ajo është shumë e lumtur!