Jessie J hap një kapitull të ri në dashuri. 

Është përfolur prej kohësh që Channing Tatum dhe Jessie J janë në një romancë. Dyshja e famshme nuk kanë dhënë shenja rreth kësaj lidhjeje, mirëpo tashmë këngëtarja me një postim në Instastory na ka lënë vend për dyshime. Mund ta merrni si konfirmim për lidhjen e tyre, mbështetjen e Jessie J për Channing. Gjatë hapjes së shfaqjes në Magic Mike, Jessie J ju ka bërë thirrje të gjithëve të mos u humbasin këtë shfaqe.

“Nata e hapjes së ‘Magic Mike London’. Urime Channing Tatum, çfarë shfaqje… Zonja dhe zotërinj ju nuk mund ta humbisni këtë”,-ka shkruar Jessie J bashkangjitur kësaj video.

30-vjeçarja e ka shoqëruar edhe me disa emoj-i këto postim në mbështetje të Channing. Aktori i famshëm u nda gjatë këtij viti nga bashkëshorja e tij Jenna, pas 9 vitesh martesë. Nuk vonoi për Channing edhe lidhja e re me Jessie J.