Ekspozimi i jetës private me copëza nga përditshmëria, apo momente të kaluara me partnerin e shoqërinë, familjen, e gjithçka tjetër është kthyer gati në një normë, ose stil jetese në ditët e sotme. Aq sa duket sikur, rrjetet sociale po diktojnë shumëçka nga mënyra dhe stili i sjelljes së çdonjërit prej nesh.
Duket, se përtej vanitetit dhe jetës luksoze, supermodelja shqiptare Anxhela Martini, ka të njëjtin problem si edhe personat e tjerë që nuk mbajnë "peshën" e statusit publik, apo të qenit të famshëm. Ndaj, ajo ka ndarë një shqetësim të sajin përmes një fotoje përpara pasqyrës, bashkë me një status që thotë shumë: "Jeta sociale seriozisht dëmton shëndetin mendor".
Përmes kësaj poze seksi, mendojmë që Anxhela i ka thënë të gjitha apo jo?