“Mjegullat e Tiranës” dhe përshtjellimet e vjeshtës

Këshilla nga Rea

Nga Class 29 September 2018

“Mjegullat e Tiranës” dhe  përshtjellimet e vjeshtës

Librat janë shoqëruesi më i dashur përgjatë fundjavës ndaj, në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’, kujdesemi gjithmonë të zgjedhim një mik të mirë. Romani i sotëm, "Mjegullat e Tiranës" është i pazakontë. Për herë të parë u redaktua, u botua dhe nisi të flitej për të më vitin 2014 edhe pse ky është romani i pare që është shkruar nga autori shqiptar i mirënjohur ndërkomtarisht, Ismail Kadare. Kadare e shkroi këtë roman gjatë viteve të studimeve universitare dhe ky dorëshkrim kishte mbetur në sirtaret e kryeveprave të tij për shumë e shumë vite.

“Mjegullat e Tiranës” dhe  përshtjellimet e vjeshtës

Vlen të përmendet se botimi i këtij romani bëri të gëlonin kureshtarët, të dëgjohej jehona e saj e njëkohësisht të diskutohej shumë. Të gjithë ishin kurioz të lexonin librin e parë të Kadaresë dhe pretendimet e Nasi Leres në të përditshmet e kohës se ky roman ishte i ngjashëm me një nga romanet e tij, shtoi numrin e lexuesve të cilët nxitonin të zbulonin të vërtetën.


“Mjegullat e Tiranës” dhe  përshtjellimet e vjeshtës
Herë nën zë e herë duke bërtitur thuhej se ky roman ishte një autobiografi e vetë autorit. Ngjarjet zhvillohen në Tiranën e viteve ’50. Në përshkrimet e librit, kryeqyteti pasqyrohej i bukur, i zhvilluar, i këndshëm. Jeta studentore, si gjithnjë me plot emocione dhe e gjallë. Bardhyli, student i pazakontë i fakultetit të gjuhë-letersisë ishte një djalosh rebel, kryeneç, i panënshtruar në mentalitetin e kohës. Nga ana tjetër Ema, vajza me të cilën dashurohet, një studente e kujdesshme, e bukur, e përkushtuar ndaj studimeve e njëkohësisht e lirë të besojë ndjenjat e dashurisë.

“Mjegullat e Tiranës” dhe  përshtjellimet e vjeshtës

Përditshmëria e studentëve duket shumë larg realitetit të mbyllur të kohës për të cilin jemi mësuar të lexojmë. Muzika jazz e cila i shoqëronte gjatë mbremjeve të vallëzimit, të veshur këndshëm dhe thuajse të hapur ndaj ndjenjave mes njëri-tjetrit, por të ndrydhur përpara familjes e prindërve.

“Mjegullat e Tiranës” dhe  përshtjellimet e vjeshtës

Në këtë roman del në pah mentaliteti i kohës dhe diskriminimi i grave, vajzave dhe deformimi i rolit të tyre në shoqëri. Gjithashtu, duket sikur nëpërmjet ‘’Mjegullat eTiranës’', autori dëshiron t’i nxjerrë në dritë gjithë përshtjellimet që i krijoheshin Tiranës në atë mendësi mbytëse. Jo më kot, në libër përmenden martesat e stisura, pa dashuri, mosrealizimin e dashurisë për shkak të ndikimit të feve, mosbarazin mes djalit dhe vajzës dhe bindjen se djemve i falej dhe i lejohej gjithçka, ndërsa vajzat duheshin ndaluar e ruajtur si një kristal, që po u prek, behet pis e me shumë mundësi thyhet. Ato konsdieroheshin jo të zonja për të marrë vendime, për të qënë të pavarura dhe të lira.

Në përfundim, mund të them se ky libër është jo vetëm panorama e atyre viteve, por fatkeqësisht edhe një pasqyrë jo e paqartë e viteve në të cilat jetojmë. Vlen të lexohet prej historisë së rrefyer bukur, fabulës interesante dhe mesazheve të rëndësishme.


Ju ftoj në leximin e "Mjegullat e Tiranës"!

Rilexohemi javën e ardhshme,
| Një tufë rrezesh nëpër RE

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon