Fundjavat marrin tjetër kuptim kur kalohen pranë familjes dhe personave të zemrës. Sidomos, stili i punës dhe jeta e përditshme të diktojnë një lloj angazhimi me dhe pa orar(e tillë është puna në televizion), fundjava është e shumëpritur nga të gjithë, por sidomos nga moderatorja Rudina Magjistari.
Duket se ajo dhe e bija Mia, kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për ta shijuar ditën e sotme. Vapa përvëluese dhe dielli nuk janë faktorë pengues, sepse jemi në sezon vere dhe vështirë të ankohemi. Por, kur gjen mënyrën e veçantë për t'u freskuar, atëherë ja ke hedhur paq edhe të nxehtit.
Kështu, prezantuesja e njohur është duke e shijuar këtë të shtunë në pishinë dhe me vajzën e saj. Kjo e fundit, i ka hedhur të ëmës një gotë me ujë për ta freskuar, por Rudina ka një argument tjetër për këtë foto: "Nuk mjafton kjo gota me ujë këtu, por një kovë e tërë me këtë vapë që qenka sot".
E ku ka më bukur se fundjava e kaluar pranë familjes?!